Një fëmijë 5-vjeçar përfundoi në spital pasi u kafshua nga qeni i pronarit të një banese, pak pasi vogëlushi kishte hyrë në oborr.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, njoftuan sot (7 qershor) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 61-vjeçarin A. A.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Bushi” në kryeqytet.

“Kafsha e tij (qen) ka kafshuar një të mitur 5 vjeç, i cili kishte hyrë në oborrin e banesës së 61-vjeçarit. Aktualisht 5-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia për detajet e para të ngjarjes./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu