
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Pirg, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”. Sipas njoftimit paraprak të policisë, shtetasi M. Xh., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë, janë lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe vajza e tij e mitur, që ndodhej pasagjere. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Xh., dhe vajza e tij e mitur pasagjere në automjet, të cilët po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.