
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot votuesit nga jashtë vendit lidhur me marrjen e dokumentacionit zgjedhor nga posta.
“Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor të dërguar nga KQZ, ose nëse vëreni se ky dokumentacion ka mungesa, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj në sistemin PER dhe informoni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për problemin”, thekson KQZ.
Ata mund të hyjë në PER, nëpërmjet aplikacionit KQZ (në rubrikën “Votues nga jashtë”), ose duke klikuar në aplikacionin: diaspora.kqz.gov.al/.