
Kryeministri Edi Rama, përgjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, ka ironizuar opozitën të cilën e cilëson si kënetë, lidhur me akuzën e demokratëve se është anuluar takimi i një dreke mes kryesocialistit dhe djalit të Trump.
Rama tha se ky ishte një thashethem absurd, që u përgenjështrua nga familja Trump. Për të ironizuar më tej, kreu i qeverisë u shpreh se nuk shkoi në funeralin e Atit të Shenjtë sepse priste “vëllain Vuçiç” që ta merrte në Beograd e ta takonte rastësisht me Donald Trump Jr.
“E patë dje se çfarë ndodhi me zëvendësin e bufit? E patë çfarë ndodhi me zëvendësin e bufit, me një kukumjaçkë që doli dhe tha “Edi Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vuçiç dhe përmes Vuçic aty te aneksi i kuzhinës, për të bërë sikur takonte rastësisht me djalin e Trump”? E patë çfarë ndodhi? U katandis puna që edhe familja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të përgënjeshtroi kënetën. E kuptoni ju se në çfarë lloj marrëzie ju ka fut bufi?
Krijojnë një thashethem absurd total, madje madje unë nuk vajta as të funerali i Papës sepse prisja vëllau jem Vuçiç nga Beogradi, se më shkrijnë farë këta kënetarët e Kosovës se kanë të tjera nota melodike ata kur i përputhen kënetës, ata e kanë me Vuçiç por më shkrijnë fare me këto teori, por në këtë rast nuk është teoria është Vuçiç. Pra unë, nuk vajta tek funerali i Papës se prisja Vuçiç që të më merrte në Beograd dhe aty të takoja si rastësisht djalin e Trumpit. Dhe këtë përpiqej ta bëntë ambsadori Grenell, që është një person shumë i respektuar, me të cilin unë kam një njohje dhe një miqësi krejt normale, por që kurrën e kurrës as nuk do ja kërkoja një gjë të tillë, as nuk do angazhohej në një gjë të tillë. Për çfarë duhej të shkoja në Beograd apo ku të doni ju, që të shkoj të takoj çunin e Presidentit. Apo se kështu funksionon tek këneta, me çunin e babit? Duhet të takosh çunin e babit më parë?“, tha Rama.