Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavaje ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu