Presidenti Bajram Begaj mblodhi këtë të hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, në një takim ku, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, ishin ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut. Sipas njoftimit të Presidencës, në fokus ishin çështjet e aktualitetit dhe ndikimi i tyre në veprimtarinë e institucioneve të sigurisë. Njoftim per mediat KSK redaktuar

Mbledhja vjen në një moment kur institucionet e sigurisë janë në qendër të vëmendjes pas hetimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Këshilli diskutoi masat për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët, si dhe rikthimin dhe forcimin e besimit të publikut. Njoftim per mediat KSK redaktuar

Në përfundim të takimit u theksua se institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë mes tyre dhe se çdo mosbesim institucional duhet të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional. Njoftim per mediat KSK redaktuar

Një mesazh i drejtpërdrejtë u dha edhe për hetimet e drejtësisë. Këshilli kërkoi që ato të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë, ndërsa çështjet individuale të mos shndërrohen në krizë besimi ndaj shtetit dhe institucioneve të sigurisë. Njoftim per mediat KSK redaktuar

Në njoftim kërkohet gjithashtu që institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi është në gjendje të korrigjojë vetveten dhe të mbrojë interesin publik, duke forcuar standardet, kontrollin, transparencën dhe llogaridhënien. Njoftim per mediat KSK redaktuar

Presidenca sqaron se Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit dhe nuk merr vendime, ndërsa mbledhjet e tij zhvillohen me dyer të mbyllura. Njoftim per mediat KSK redaktuar

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu