
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, deklaroi se kryeministri Edi Rama flet për Bashkimin Evropian, por në fakt në qeverisjen e tij u vodhën 130 mln euro fonde të dedikuara për fermerët nga BE.
Shehaj tha se Evropë për Ramën do të thotë “para” dhe vjedhja është modeli i tyre.
“Ca është bërë me paratë që duhet të shkonin për fermerët. Ishin parashikuar 130 mln euro. Për këto para fliste Rama sot në mëngjes. Erdhën paratë nga BE dhe i morën kryetarët e bashkive, familjarët e tyre. Nuk ka shembull më të mirë se ata janë aty për tu pasuruar. Dhe 100 mln euro që do të sillte Be, nuk i disbursuan. Duan thjesht të vjedhin”, tha Shehaj.