
Laç, 22 Prill 2025 – Një ngjarje e pazakontë u regjistrua gjatë kësaj të marte të shenjtë në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Në muret e jashtme të kishës është vënë re ekspozimi dhe adhurimi i një konkurrenteje të “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli.
View this post on Instagram
Nuk e di çfarë vlere mbart për njerëzit Mhilli aq sa të luajnë mendsh dhe të harrojnë shenjtin e mrekullive, të prishin qetësinë në një mjedis ku njerëzit luten, duke bërë skena të tilla skandaloze në një vend ku duhet të adhurohet vetëm zoti, në një kohë që kisha katolike është në zi, sepse ka humbur udhëheqësin shpirtëror.
Kujtojmë se Valbona Mhilli, ish-moderatore në TVSH, u bë e njohur për një incident të bujshëm kur ngatërroi fjalën “Holokaust”, duke e shqiptuar “Holausket” pa u skuqur fare dhe që në një TV, që prej kohësh inkurajon antivlerat, së fundi u rehabilitua në publik.
Kujtojmë se vetë ajo ka si idhull “heroin e fjalës së lirë” Ervin Salianjin, dhe e qau me lot dorëzimin e tij në komisariat pak muaj më parë.
Ngjarja nuk ka si të mos ngjallë zemërim në mesin e besimtarëve të vërtetë, dhe aktet në shtëpinë e Zotit fyejnë adhuruesit e Zotit dhe ata të dijes e sakrificës për t’u bërë dikushi në jetë, ata që kanë derdhur djersë mbi libra e kanë punuar me përkushtim.
Idhujtari që përdhos shenjtin Shën Antoni i Padovës, mbrojtës i të varfërve dhe që fitoi zemrën e popullit duke predikuar me thjeshtësi. Është shenjti patron i zemrës së pastër, një shembull i përjetshëm i dashurisë.
Në një kohë ku idhujt shpesh krijohen nga spektakli dhe jo nga vlerat e vërteta, këto pamje që Mhilli i nxjerr me krenari në profilet sociale, duke falënderuar bashkëfajtorin në heshtje të kësaj blasfemie, janë shfaqja e fundit e shëmtuar e një bote idhujsh të rremë që duhet përmbysur.