Tension i lartë ka përfshirë ambientet e Ministrisë së Bujqësisë  ku fermerët e midhjeve të Butrintit kanë hyrë në grevë urie, duke refuzuar të largohen nga godina e institucionit. Sipas tyre, pas muajsh të tërë sorollatjesh, padrejtësish dhe mungese të theksuar reagimi, kjo është mënyra e fundit për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ , fermerët pretendojnë se një person ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e Ministrisë. Ata kanë shoqëruar denoncimin me një video ku shihet një person duke u kërkuar të largohen, ndërkohë që fermerët reagojnë: “Nuk largohemi pa marrë zgjidhje.”

Fermerët akuzojnë se po përjashtohen qëllimisht nga aktiviteti i tyre jetik për t’i hapur rrugë oligarkëve dhe partneriteteve të dyshimta, që – sipas tyre – synojnë të përvetësojnë të gjithë zonën dhe të zhdukin çdo mundësi pune për komunitetin lokal.

“Na po na marrin të vetmen të ardhur me të cilën mbajmë familjet. Nuk kemi më ku të shkojmë. Këtu do rrimë, edhe pa bukë, derisa të marrim një përgjigje,” – shprehen ata.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Kujtojmë se pak javë më parë, të njëjtët fermerë protestuan edhe gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku hodhën simbolikisht një arkë me midhje para këshilltarëve socialistë, për të denoncuar heshtjen dhe shpërfilljen e kauzës së tyre. Edhe atëherë, askush nuk reagoi.

Sot, situata ka kulmuar me grevë urie, tension dhe tentativa për përplasje – ndërkohë që institucionet shtetërore… vazhdojnë të heshtin.

Në një vend ku bujqësia dhe peshkimi duhen parë si pasuri kombëtare, fermerët e midhjeve të Butrintit po luftojnë për të mbrojtur jo vetëm punën, por edhe dinjitetin.

Reagimi i Ervin Resulit, kreu i shoqatës së veterinerëvr

Fermerët e midhjeve, blegtorët, përfaqësuesit e sektorit bujqësor dhe konsumatorët shqiptarë duhet të bashkohen në një zë të vetëm. Situata kërkon më shumë se sa apel publik: kërkon veprim të drejtpërdrejtë dhe të vendosur.

Ngujimi brenda Ministrisë së Bujqësisë është sot zgjidhja e vetme për të kërkuar transparencë, mbrojtje të prodhimit vendas dhe ndalimin e politikave të dëmshme për të ardhmen e bujqësisë shqiptare dhe shendetin e konsumatorve. Bashkimi është detyrë qytetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu