Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të mos e nxjerrin presidentin rus, Vladimir Putin, nga izolimi politik dhe ekonomik.

Këto komente, të dhëna për Eurovision News, vijnë pas marrëveshjes për armëpushim të pjesshëm mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Marrëveshja përfshin ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe armiqësive në Detin e Zi, ndërsa SHBA-ja ka rënë dakord të zgjerojë qasjen e Rusisë në tregjet globale.

Zelensky paralajmëroi se Putini synon të qëndrojë në pushtet “deri kur të vdesë” dhe se ambiciet e tij nuk ndalen vetëm në Ukrainë, por mund të çojnë në një përballje të drejtpërdrejtë me Perëndimin. Ai u bëri thirrje SHBA-së dhe Evropës që të qëndrojnë të bashkuara për të ushtruar presion ndaj Kremlinit.

“Putini ka frikë edhe nga vdekja e tij. Ai do të vdesë së shpejti, ky është një fakt dhe gjithçka do të përfundojë”, ka thënë presidenti ukrainas.

Ka pasur spekulime të herëpashershme që Putini vuan nga shëndeti i dobët. Megjithëse, Kremlini vazhdimisht e ka mohuar./Koha net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu