Chelsea do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh në merkaton e verës. Shumë lojtarë do të largohen nga “Blutë”, pasi klubi nuk i konsideron më pjesë të planeeve të tyre.

Në listë sipas “Daily Mail” ndodhet edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar aktualisht është i huazuar te Evertoni, teksa vetëm para pak javësh është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.

Anglezët kanë nxjerrë në listën e shitjes shqiptarin dhe kjo do të thotë që edhe pas rikthimit nga huazimi, mundësia të qëndrojë në “Stemford Bridge” nuk do të ekzistojë, pasi Enzo Maresca nuk e konsideron më pjesë të planeve të tij.

Gjithsesi në muajt në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Brojës dhe se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Kujtojmë se Broja aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren për duelin me Anglinë dhe Andorrën që do të luhen ditën e nesërme në “Wembley”, ora 20:45 dhe me 24 në “Arenën Kombëtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu