Nisi sot e marta e parë ndër 13 të martat e shenjta për besimtarët katolikë por jo vetëm. Me shpresën se kisha e shenjtit Anton i Padovës, i lindur në Portugali e që prehet në Itali, njohur si Shna Ndou në Shqipëri.

Ndërsa qytetarët nga i gjithë vendi nisën t’i drejtohen kishës që në orët e hershme të mëngjesit, një mot i pazakontë shoqëroi pelegrinazhin e tyre.

Era e fortë dhe e ftohtë të merrte me vete duke vështirësuar edhe ndezjen e qirinjve. Sipas Accuweather në Laç shpejtësia e erës varionte sot mes 15 deri 32 km në orë.

 

Por kushtet e motit nuk i penguan besimtarët që të kryenin ritualet nga lutjet në kishë, ndalesa në shpellën e Shën Vlashit.

 

Fernando de Bulhoes (kështu quhej Shën Antoni) lindi në Lisbonë në vitin 1195 në një pallat ku sot ngrihet kisha me emrin e tij në lagjen Alfama. Pasi udhëtoi gjatë (ndaj quhet dhe shenjt që mbron udhëtarët) mbylli sytë në 13 qershor 1231 në Padova. Ai u vesh frat franceskan që në moshë të re dhe shëtiti në shumë kuvende. Ishte në Afrikë ku u sëmur dhe u kthye në Portugali.

Anija e tij fundoset gjatë kthimit por ai mbërrin shëndoshë e mirë në Messina. Rrugës ndalon në Assisi ku takon Shën Franceskun. Shën Antoni konsiderohej shenjtor që kur ishte gjallë prej mrekullive që i atribuoheshin, shpesh të lidhura me familjen dhe marrëdhëniet mes njerëzve.

Kisha e shpalli shenjt vetëm 11 muaj pas vdekjes, rasti më i shpejtë i kanonizimit në historinë e saj. Në Portugali dhe Itali, e marta e fundit që konsiderohet 13 qershori është festë kombëtare dhe ditë pushimi kur organizohen procesione dhe lutje./AIA.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu