Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një subjekti farmaceutik.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu