Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një transmetim maratonë, për prezantimin e ekipit të ri të PS për Shqipërinë 2030. Rama kërkon mandatin e katërt duke u bërë thirrje shqiptarëve se kush e do pasaportën e BE duhet t’i japë PS një mandat më të fortë se asnjëherë.

“Me pasaportën e BE, çdo ambasadë e BE i vjen në ndihmë kudo ku ndodhet një shqiptar apo shqiptare që zotëron pasaportën e BE nëse nuk ka aty pranë një ambasadë shqiptare. Ky është horizonti ynë i mandatit të katërt i konkretizuar, sot ju ftoj në një maratonë ekskluziv i këtij podcasti me ata dhe ato që i janë bashkuar skuadrës sonë kombëtare për fitoren e 11 majit dhe që janë pjesë e përpjekjes së re së PS për të qenë një parti e re për Shqipërinë në BE. PS 2030, për Shqipërinë në BE”, tha Rama…

Kryeministri në podcastin e përjavshëm ‘Flasim’ ka folur për rëndësinë e votimit të Partisë Socialiste. Sipas tij vota në 11 Maj është për një pasaportë në BE.

‘Të dashur miq, bashkëqytetarë bashkëatdhetarë që po më ndiqni tani. Ne mund ta mbyllim shumë shpejt këtë histori poshtëruese diskriminuese. T’i mos i japim më llogari një polici në aeroport dhe kur do ikim. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën 2030. Në këtë pasoportë duhet të shtohet dicka themelore. Europian Union Republic -Albania. Na duhet jo thjesht një mandat i 4, kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugën, me votën e bashkuar dhe ne do ta pajisim brenda kësaj dekada europiane. Me pasaportën e BE-, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë mund të studiojnë.’-tha Rama./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu