
E alkoolizuar, nëna përplas në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh para pak çastesh në lagjen Pavarësia të Vlorës ku nëna rreth 35-vjeçe në kushtet e dehur nga alkooli ka përplasur disa herë në tokë në trotuar.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.
Ndërkohë që fëmija është shoqëruar në spital, dhe sipas policisë në sipërfaqe nuk ka pas dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.