Një tërmet u regjistrua në orën 20:37 në provincën e Foggia. Tërmeti pranë dhomës sizmike të INGV-Romë, është regjistruar me magnitudë 4.6 dhe ka ndodhur në zonën e Bregut të Garganos (Foggia), në një thellësi prej 1 km.

Tronditja u ndje qartë jo vetëm në pjesën më të madhe të Pulias, deri në Bari dhe Andria, por edhe në Molise dhe Abruzzo.

“Ne po monitorojmë situatën. Deri tani nuk ka raportime për ngjarje kritike, por jemi në gatishmëri”, tha kreu i Mbrojtjes Civile të Pulias, Barbara Valenzano, duke folur për dy tërmetet e regjistruara mbrëmjen e sotme në zonën e Foggia-s dhe të ndjerë gjithashtu përgjatë bregut të Adriatikut deri në Monopoli (Bari).

Tërmeti i parë me magnitudë 4.6 u regjistrua midis bashkive Lesina dhe Sannicandro Garganico, në zonën e Foggia-s dhe u pasua në orën 20.42 nga një tërmet i ri me magnitudë 2.9, i regjistruar gjithashtu përgjatë bregdetit Gargano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu