VLORË- Banorët e fshatit Tragjas janë ngritur në protestë, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat me mjete të rënda tip fadrom kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.

Banorët janë përplasur me policinë dhe nuk kanë lejuar fadromin që të ndërhyjë për prishjen e disa godinave ku buron uji i Izvorit, ndërkohë që ka pasur edhe përplasje fizike.

Ndërhyrja për prishjen e stacionit të pompave të ujit është bërë për punimet e një projekti që për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi.

 

Kujtojmë se: para pak ditësh banorët e fshatit Tragjas kanë kundërshtuar duke protestuar që ujin e burimit të këtij fshati ta marrin dhe të furnizojnë zonat e bregdetit.

Projekti zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, një institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës së ministres Belinda Balluku.

Investimi nis në zonën e Tragjasit, shkon në Rradhimë, në Orikum, Dhërmi, Palase, Ilias e deri në Himarë.

 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu