Detaje të reja kanë dalë në dritë pas zhdukjes së të riut australian, Cameron Twiss, që nga tetori i vitit të kaluar në Theth. Së fundmi ka folur lidhur me ngjarjen Mikel Vuksanaj, një guidier lokal dhe pronar hoteli në Shkodër, i cili shoqëronte grupin e mbërritur nga Tirana në Valbonë, prej rreth 50 personash, të apasionuar pas ngjitjes në mal.

Guida tregon se Cameron iku në drejtim të Thethit duke u ndarë nga pjesa tjetër e grupit që po shkonte për hiking, në majën më të lartë të Valbonës.

Gjithashtu, Vuksanaj thotë se policia e Shkodrës nuk i ka pranuar denoncimin kur ai është paraqitur 10 ditë pasi Cameron ishte zhdukur pa gjurmë. Dokumentet dhe sendet personale, Cameron Twiss i ka lënë në hotelin e Vuksanajt.

Mikel Vuksanaj: Ishim në Valbonë. Kur jemi nisur rrugës, ai mori drejtimin në drejtim të Thethit. Nuk donte të rrinte 2 netë në Valbonë dhe të kthehej në Shkodër për të shkuar më pas te Liqeni i Komanit. Nuk donte të bënte dy herë të njëjtën rrugë vajtje-ardhje. 28-vjeçari u nda nga grupi në Valbonë dhe shkoi drejt Thethit. Rrinte në hotelin tim.

Pas 10 ditësh jam shqetësuar për humbjen e tij. Bëra denoncim në policinë e Shkodrës por nuk e morën në shqyrtim. Nuk e di çfarë ka ndodhur me atë. Dokumentet i ka lënë në bujtinë. Kam vite që punoj në atë kalim. Është shteg shumë i rrahur dhe shumë i shënuar, vështirësitë janë të lehta. Bisedova me familjen e Cameron, nënën e tij dhe ajo më ka thënë shko në polici. Herën e dytë kur shkova në polici e pranuan denoncimin./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu