
Qytetarët grekë kanë dalë sot (28 shkurt) në protesta masive, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e trenave në Tempe.
Protestat janë shoqëruar me incidente të shumta, ku ka pasur edhe persona të lënduar.
Mediat raportojnë se janë djegur objekte dhe kosha mbeturinash, ndërsa janë hedhur edhe koktej molotovi, ndërsa policia u pergjigj me gaz lotsjelles.
Incidentet e shumta janë regjistruar kryesisht para parlamentit në sheshin Sintagma, ku raportohet se ka edhe persona të plagosur.
View this post on Instagram
“Rreth 40 protestues morën ndihmën e parë. Mbi 100-150 protestues që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe shkëmbimit të bombave molotov u liruan me ndihmën e policëve. Një korridor sigurie u hap nga hyrja e vogël e Parlamentit nën statujën e Venizelos dhe dolën nga dalja e Vasilisa Sofjes”, shkruan Protothema.