
SYRI TV ka siguruar pamje nga momenti kur 24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe 49-vjeçari Fadi Alwan kanë mbërritur në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit.
Mësohet se çifti jetonin në Gjermani dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt.
Më pas, nga Rinasi kanë udhëtuar drejt Tiranës, në rrugën “Gjon Muzaka”, ku morën me qira një apartament në një godinë 3-katëshe, aty ku e reja u gjet e pajetë.
Dyshimet janë se krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt, pasi në të njëjtën ditë 49-vjeçari është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë duke u larguar.
Në mbrëmje ai ka fluturuar nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.
Dyshimet janë se ditën që 49-vjeçari është larguar, të ketë vrarë dhe vajzën, e cila u gjet e pajetë nga pronari i banesës mesditën e 27 shkurtit. Pasi e ka qëlluar me thikë, ai është larguar nga banesa duke marrë çdo gjë, edhe mjetet e identifikimit të partneres së tij, më të cilën kishte 25 vite diferencë.