
Është zëvendësuar gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj.
Engert Pëllumbi është gjyqtari që ka në duar vendimin e sekuestros së sendeve personale të Ajola Xoxës.
Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.
Njoftimi i Gjykatës:
Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi. /vizionplus