Kryeministri Edi Rama do të vizitojë kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit ditën e sotme. Vizita do të zhvillohet në orën 13:00.

Mëngjesin e sotëm, Erion Veliaj mbërriti në IEVP Durrës, pas vendimit të GJKKO e cila vendosi që të linte në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa Kryeministri i vendit Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës.

Kjo është vizita e tretë e kreut të qeverisë në Bashkinë e Tiranës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, më 10 shkurt, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Rama nuk e ka shkarkuar Veliajn, ndërkohë që detyrat i janë deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

Një ditë më parë, më 12 shkurt, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Erion Veliaj, ndërsa ndryshoi masën e sigurosë për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje”.

Detyrimin për t’u paraqitur në SPAK dy herë në muaj e kanë edhe biznesmenët Gentjan Sula, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi. Ndërsa Elman Abule u la në burg, pavarësisht garancisë pasurore që ofroi./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu