Lojtari i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami është futur në historinë e futbollit evropian. Kjo pasi goli që Bajrami shënoi sot kundër Italisë është goli më i shpejtë në këtë kampionat. Mesfushorit 25-vjeçar iu deshën vetëm 24 sekonda për të çuar në avantazh kombëtaren kuqezi.

yacht hotel sarande

Menjëherë pas ndeshjes, një prononcim të shkurtër për mediat e ka bërë edhe autori i golit, më të shpejtë në historinë e një Kampionati Evropian, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra dha maksimumin dhe se tashmë duhet të kthejë shpejt faqen e të mendojë për ndeshjen e radhës, ndaj Kroacisë.

Prononcimi i plotë i Nedim Bajramit:

Shënuat gol, por e nisëm me humbje këtë Europian…

E dinim që Italia është një skuadër shumë e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin. Është arritje e madhe që jemi këtu dhe do ta vazhdojmë të luftojmë për çdo top edhe në ndeshjet e radhës.

Çfarë mund të bënim ndryshe në këtë takim?

Dhamë maksimumin, por tani duhet të nisim të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, pasi nuk kemi kohë.

Ju vjen keq për atë rast të humbur nga Manaj në fund?

Asllani i dha një top perfekt dhe Manaj e mori shumë mirë, por ky është futbolli. Ne duhet të luftojmë për çdo rast dhe të bëjmë maksimumin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu