Intensifikohet monitorimi i akseve rrugore në qarkun Shkodër me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.
Monitorimi nëpërmjet dronëve të cilësisë së lartë dhe mjeteve të tjera inteligjente që tashmë ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative:
✅124 drejtues automjetesh për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
✅ 80 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar;
✅ 85 drejtues automjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅ 78 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
✅660 drejtues mjetesh për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
#udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️
#vendosnirripinesigurimit✅
#respektonikëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësisë❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit