Zgjerohet harta e e vatrave të identifikuara me grip të shpendëve. Tashmë në vend janë identifikuar katër vatra, dy prej tyre janë vatra të shpendëve të egra.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, veç Zall Herrit dhe Nartës, harta është zgjeruar, në Paskuqan dhe vatra e konfirmuar e fundit është ajo në Lagunën e Karavastasë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për influencën aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonale.
Sëmundja e influencës aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të veçantë me përhapje mbarëbotërore pasi është konfirmuar në majft shtete të tjera, përfshi edhe ato të rajonit.
Prej rastit të parë të konfirmuar, Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura./klan