Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë brenda  familjes, duke arrestuar një 29-vjeçar që dhunoi babanë e tij dhe e kërcënoi me vdekje.

Sipas informacioneve të para, shtetasi R.L., banues në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte me jetë. Kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, ata arritën të kapnin dhe të arrestonin në flagrancë 29-vjeçarin, i cili po përdorte sende të forta dhe një mjet prerës për të dëmtuar babanë e tij, shtetasin N.L., 61 vjeç.

yacht hotel sarande

Si pasojë e dhunës, 61-vjeçari u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së parë mjekësore dhe, pas një trajtimi të menjëhershëm, ai u largua për në shtëpi./ balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu