SPAK i është drejtuar për të dytën herë GJKKO-së me kërkesë për pushimin e çështjes së Selim Çekajt. Ai dyshohet se kishte trafikuar drogë pasi në kompaninë e tij iu sekuestrua kokainë e ardhur nga Amerika Latine. SPAK nuk ka gjetur prova për implikimin e Selim Çekajt në trafik të lëndës narkotike. Vendimi për Selim Çekajn do të jepet në datën 27 Dhjetor.

Selim Çekaj u arrestua në Prill të 2021, kohë kur policia i gjeti dhe sekuestroi atij ngarkesën prej 49 kilogramësh kokainë.

yacht hotel sarande

Fillimisht për të gjykata vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, ku qëndroi nga Prilli deri në Tetor 2021. Më pas me kërkesë të SPAK, togat e zeza caktuan “arrest në shtëpi” e më tej në “detyrim për paraqitje”.

Që prej arrestimit të tij, por edhe gjatë hetimit, 73-vjeçari, Selim Çekaj ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me drogën.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burgim për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në Durrës./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu