Nga ERVIN RESULI
Cilësia dhe standardi i mandarinës shqiptare tashmë janë të njohura në tregjet evropiane që kur analizat e saj janë publikuar në sistemin europian RASFF. Çdo shtet i Europës dhe më gjerë mund të aksesojë të dhënat dhe të verifikojë situatën e prodhimeve tona.
Debati i brendshëm nuk prish imazhin e mandarinës shqiptare, përkundrazi, ai ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë institucionale. Problemi i përdorimit të Clorpirifosit është bërë publik dhe është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë të veprojë në kohë për të parandaluar raste të tilla, e jo të sillet si zjarrfikës që ndërhyn vetëm pas alarmit.
Fshehja e informacionit dhe mungesa e transparencës për konsumatorët është e papranueshme. Ministria duhet të garantojë që produktet e papërshtatshme të asgjësohen dhe të ndërmarrë masa të qarta parandaluese. Siguria ushqimore duhet të jetë prioritet dhe qytetarët kanë të drejtë të informohen me kohë për masat e marra.
Debati i brendshëm është pozitiv, sepse i “tërheq veshin” si Ministrisë ashtu edhe fermerëve, duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë që kanë në ruajtjen e cilësisë dhe standardeve. Tregu europian është transparent dhe analizat qëndrojnë të publikuara në sistemin RASFF, ku çdokush mund t’i aksesojë 24/7.
Ndërgjegjësimi është forca që lëvizë!
Siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët!