Nga Milaim Zeka

Per fatin e keq, ka mbi nje vit qe eshte ditur ky lajm, ne baze te pergjimeve qe ka poseduar SPAK. As ne Shqiperi, e as ne Kosove, ne mungese te shoqatave te mirefillta te gazetareve, sidomos ne mungese totale te sindikatave, ne nuk kemi debatuar asnjehere per mekatete tona.

yacht hotel sarande

Nuk kemi folur per limitet tona, per burimet e informacionit, prej nga na vine, kush jane keta njereze, sa jane te besueshem. Nuk kemi fole per pronar mediash shtypes e perdhunues te gazetarise e te fjales se lire. Nuk kemi folur per diskriminimin e 85 perqind te gazetareve. Nuk kemi folur per nje pjese te moderatoreve dhe analisteve, te cilet jo vetem qe jane te perfshire ne krim, por edhe jane bere pjese e krimit, duke perndjekur e persekutuar individ te ndryshem brenda gazetarise, politikes, dhe biznesit.

Nuk kemi guxuar kurre ta ngrisim gishtin kunder kolegeve biznesmene qe jane me te pasur se sa shume bosa te krimit.

Te gjitha dihen. Per te gjitha flasim neper tavolina. Te gjithe e dim se disa analiste dhe moderatore iu trokasin neper zyra pronareve te mediave, duke u thene largojeni kete, e merreni filanin, ose filanen. Moti eshte ndertuar litari, ose boshti i krimit ne gazetari, po askush nuk ka guxuar as me lekunde, se lere ma me preke.

Çfare gazetari-e, mundet me qene ai-ajo, kur 24 ore shoqerohet me politikan, udheton me ta, bene pushime me ta, dhe pastaj i fton ne studio, duke bere gjasme pyetje provokative?!!!

Kjo kaste e gazetareve shume na bene te turperohemi qe jemi gazetar, analist, madje edhe recepsionist te shume mediave…!!!

Per çdo koleg me vjen keq, ama jo çdo kush mundet me abuzu me profesionin e shenjte te gazetarise!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu