Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka përfunduar takimin konsultativ me presidentin Bajram Begaj, lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gjatë një prononcimi për mediat teksa dilte nga Presidenca, Celibashi tha se i propozoi Begajt datën 11 maj të vitit të ardhshëm është data optimale për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Për KQZ-në data optimale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare është data 11 maj 2025”, tha Celibashi.

yacht hotel sarande

“Ne si institucion përgjegjës për përgatitjen e zgjedhjeve shohim datën 11, edhe pse kuptova që paska goxha diskutime për datat e mundshme, si datën e cila i krijon KQZ-së mundësinë për të përgatitur procesin e votimit nga jashtë në përputhje me të gjitha parashikimet. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë ku u bënë mjaft vonë, në të njëjtën kohë kur ngeli diskutimi në KQZ për të përgatitur nga pikëpamja rregullatore këtë proces, natyrisht që na shtyn të nxisim Presidentin e Republikës të jetë data më e përshtatshme. Ajo që ne konsiderojmë është thjesht dhe vetëm mundësia dhe koha që duhet në dispozicion për organizimin e zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Më herët gjatë ditës së sotme, Begaj zhvilloi dhe një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste.  Tek presidenca ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi.

“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve” tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi

Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së ishte 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzoj konsultimet duke e akuzuar se ishin farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.

Më 21 nëntor presidenti pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, që zgjodhën të pranojnë uljen në tryezën e Begajt për datën e zgjedhjeve. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve.

Kreu i shtetit ka zhvilluar takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj./ report

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu