Katastrofë ekologjike dhe mjedisore janë duke shkaktuar të paktën 10 fabrika, që përpunojnë ullirin në Lushnjë dhe Divjakë. Mbetjet e përpunimit të vajit derdhen në kanal dhe më pas përfundojnë në det, duke vënë në rrezik botën e gjallë ujore. banorët ankohen dhe për ajrin e rëndë e të ndotur, shkaktuar nga derdhjet e vajit, ndërsa institucionet heshtin.

Këto pamje që shihni, tregojnë ndotjen masive që është shkaktuar nga derdhja e lëngjeve të përpunimit në Lushnjë.

yacht hotel sarande

Kanali që kalon përmes tokave të Tërbufit dhe derdhet në detin Adriatik, ka shkaktuar ndotje masive duke përhapur aromë të rëndë, ndërsa ka shkaktuar edhe katastrofë ekologjike

Janë të paktën 10 fabrika vaji, që mbetjet e përpunimit të ullirit i derdhin ne Detin Adriatik, ndërsa nga autoritetet përkatëse nuk ka asnjë kontroll.

Banorët e zonës së Divjakës ngrenë shqetësimin për ndotjen e krijuar, ndërsa bëjnë thirrje për zgjidhje nga institucionet shtetërore.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu