Deputetët e PD-së kërkojnë zgjatjen e afatit të komisionit hetimor me 3 javë që të merret në pyetje Edi Rama dhe Vilma Nushi dhe komisioni të përgatisë një raport. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi dhe të merren masa për atë që e quajnë kërcënim nga Ilir Beqaj.
Nuk I keni dhënë kohë komisionit për të hartuar raportin përfundimtar. Keni vrarë komisionin hetimor. Merrni masa që një kriminel në burg i ka bërë deputetëve në ambientet e kuvendit. Lejoni funksionimin normal të komisionit hetimor. Kush është kriminel e përcakton prokuroria e Gjykata. Në kuvend vjen si dëshmitar dhe duhet ti jepet mundësia.
PS është kundër. Justifikuan dhe sjelljen e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj Ata thanë se Beqaj nuk i kishte kërcënuar por kishte shprehur revoltë për trajtim çnjerëzor pasi për dy ditë rresht ishte mbajtur në pritje me orë të gjata pa i dhënë mundësi të jepte dëshminë. Socialistët thonë se opozitës i kanë dhënë dy herë mundësinë për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor por ka qenë opozita që ka keqpërdorur kohën.
Nga ana e saj kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali tha se opozita s’mund ta përdornte si armë mikrofonin.
“Ai komision është shtyrë dy herë, ju e dini shumë mirë, dhe është shtyrë me dëshirën për t’i dhënë mundësi që Komisioni hetimor të dalë në disa konkluzione, të bëjë detyrën, jo të shpërdorojë detyrën.
Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.’ tha Spiropali
Ndërkohë Ina Zhupa tregoi çfarë ndodhi mbrëmë.
“Çfarë kushtesh i keni krijuar në burg ju që i duken kushtet e kuvendit çnjerëzor dhe burgu parajsë. Na kërcënonte mbylle gojën. Qepe ti! Ta tregoj unë kush je ti? E ne të vijojmë normalisht pasi nuk kemi siguri dhe ju ju komandon Ilir Beqja”. tha Zhupa.
Debati ka vijuar për më shumë se 2 orë e 30 minuta. Maxhoranca nuk dha konsensusin për ta zgjatur hetimin parlamentar dhe kërkesa e opozitës nuk u hodh për votim. Prandaj komisionit hetimor të shëndetësisë i mbesin vetëm pak orë para se të mbyllet afati i tij, ora 24:00e 14 nëntorit.
Lidhur me opozitën dhe PD-në nuk ka asnjë deputet të përjashtuar dhe të gjithë mund të jenë në sallë.
Më pas kuvendi vijoi me një interpelancë të thirrur nga deputeti Agron Shehaj me sministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu lidhur me situatën tek spitali i Onkologjikut.
Seanca u mbyll ne oret e mbremjes me votimin e disa ligjeve:
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork, në datën 10.12.2008” është miratuar më 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”, është miratuar me 72 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Projektvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Andrea Mano, nënkomisoni i medias, është miratuar me 71 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.
Zhvendoset në Kuvend debati i Komisionit hetimor të Shëndetësisë që është ngritur me kërkesë të opozitës për të hetuar dy koncesionet, atë të sterlizimit dhe atë të check-up.
/shqiptarja