52-vjeçari, nga Dibra, u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës në rrethana ende të paqarta.
Viktima, e identifikuar si Eduart Reci, një biznesmen pronar i kompanisë ELGM, u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës me një plagë serioze në kokë. Gjendja e tij raportohet të jetë kritike.
Eduart Reci është i njohur në zonë për aktivitetin e tij në ndërtim, duke qenë që ka ndërtuar disa pallate aty pranë.
Atentati ndaj Eduart Recit ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.