Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 13 ton kokainë në një kontejner të mbushur me banane, në atë që ata e quajtën operacioni më i madh kundër drogës në historinë e vendit. Zyrtarët gjetën pako droge të fshehura pas frutave në një anije në portin e Algeciras, në jug të Spanjës, tha policia në një deklaratë.
View this post on Instagram
Anija u nis nga Guayaquil, Ekuador. Operacioni, në bashkëpunim me policinë ekuadoriane, u zhvillua muajin e kaluar dhe çoi në pesë bastisje dhe një arrestim. Kompania ekuadoriane e eksportit ishte e regjistruar në regjistrat e policisë dhe doganave për një histori “trafiku të paligjshëm”. Policia është në kërkim të dy drejtuesve të tij.
Ekuadori ka kapur gjithsej 204 ton drogë midis janarit dhe shtatorit të këtij viti, pothuajse mesatarja vjetore për tre vitet e fundit, sipas të dhënave të qeverisë.
Spanja është ndër portet kryesore të hyrjes së drogës në Europë.