Rrjeta merimangash nëpër fusha. Fotot që qarkullojnë. Pse? Edhe ata që nuk janë adhurues të araknideve, apo mbi të gjitha ata që kanë frikë nga merimangat, do të kenë vënë re ditët e fundit me kilometra e kilometra rrjetë të përhapura nëpër fusha shkruan ilmessaggero.it.

Një vello e bardhë shumë e dukshme në zonën e Piacenzës së Poshtme, midis Bersanos dhe Besenzonës, me raporte edhe nga Fiorenzuola dhe nga e gjithë zona që kufizohet me zonën e Parmës. Ashtu si një peizazh Halloween, për entomologët rrjetat e bardha janë një demonstrim i jashtëzakonshëm i elasticitetit të merimangave.

yacht hotel sarande

Merimangat në këto ditë shiu të dendur dhe fshatra të përmbytura, përdorin atë që dinë më së miri, rrjetën, si një ashensor për t’u ngjitur pak më lart dhe për të mbijetuar, duke ikur nga uji. Një strategji që këto mikro qenie, sipas ekspertëve zbatojnë kur toka mbetet e lagësht për një kohë shumë të gjatë: në këto situata, speciet e merimangave që jetojnë në tokë strehohen në vende më të larta për të shmangur mbytjen, duke mbuluar plotësisht pemët shkurre, ose fije bari.

Ndërkohë, panorama kurioze po çmend rrjetet sociale: sipas shumëkujt, një fenomen me përmasa të tilla nuk është parë ndonjëherë në këto anë, sipas të tjerëve ka qenë tipike e çdo vjeshte prej shekujsh, përveç që mediat sociale nuk ekzistonin më parë.
Ka nga ata që thonë se e gjetën biçikletën e tyre në fshat të mbuluar rrjeta, apo nga ata që fotografuan qenin të mbështjellë me të bardha pas shëtitjes së zakonshme përgjatë brigjeve.

Asnjëherë mos shkelni mbi një merimangë sepse ajo sjell fat të keq, ndërsa rrjetat e tyre në qilar sjellin fat.

Nëse e besoni dhe i lini të qetë, do të mendonit se po vjen një periudhë shumë me fat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu