Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin

Ministri Hoxha deklaroi se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

yacht hotel sarande

Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

Autorët që udhëtonin me një mjet tip Land Rover qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit tip Benz ku ndodheshin viktimat që ktheheshin nga Mali i Zi.

Hamza Lici vdiq në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Viktimë mbeti edhe shtetasja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha në skenën e krimit. Motori ku ndodhej çifti i bashkëshorteve u përplas nga makina e viktimave, pasi u qëlluan me breshëri plumbash nga atentatorët.

Flutura Basha humbi jetën në vendin e krimit, ndërsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu