Epërsia e Kamala Harrisit ndaj Donald Trumpit ka rënë në pjesën e fundit të garës presidenciale në SHBA, teksa kandidatja demokrate ndodhet përpara me vetëm një pikë përqindjeje ndaj republikanit, sipas sondazhit më të ri të Reuters/Ipsos.

Sipas sondazhit, Harris mori 44% të mbështetjes të votuesve të mundshëm, teksa Trumpi ka marrë 43% të mbështetjes, thotë sondazhi i publikuar të martën.

yacht hotel sarande

Sondazhi tre-ditor, i përfunduar të dielën, tregon se gara është thuajse e barabartë, kur kanë mbetur një javë deri në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ndërsa Harrisi ka udhëhequr Trumpin në çdo sondazh të Reuters/Ipsos që kur ajo hyri në garë në korrik, epërsia e saj është tkurrur vazhdimisht që nga fundi i shtatorit. Një sondazh i mëparshëm i Reuters/Ipsos, i kryer nga 16-21 tetor, tregonte se Harris, zëvendëspresidenja aktuale e SHBA-së, kishte dy pikë epërsi ndaj ish-presidentit Trump.

Sondazhi i ri, i cili anketoi 1,150 të rritur amerikanë në mbarë vendin, duke përfshirë 975 votues të regjistruar, tregon se Trumpi ka avantazhe të konsiderueshme ndaj Harrisit në disa nga çështjet që votuesit i konsiderojnë më të ngutshme.

Të pyetur se cili nga dy kandidatët ka qasje më të mirë ndaj ekonomisë, papunësisë dhe vendeve të punës, votuesit në sondazh zgjodhën Trumpin i cili mori 47% të votave, teksa Harrisi mori 37%.

Trumpi ka pasur një avantazh në ekonomi gjatë gjithë fushatës dhe 26% e votuesve në sondazhin e fundit përmendën vendet e punës dhe ekonominë si problemin më urgjent të vendit, krahasuar me 24% që përmendën ekstremizmin politik, dhe 18% që vunë në dukje emigracionin./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu