Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i zhvilluar në Korçë ku u zbulua edhe një magazinë me lëndë narkotike.

Sipas informacioneve mësohet se në kërkim është shpallur Sadriano Duçi. Dyshohet se ky i fundit ka edhe rolin kryesor të organizimit të magazinës.

yacht hotel sarande

Magazina me kanabis në Korçë u zbulua pas rreth gjashtë muajsh hetimi ndaj grupit kriminal

Ndërsa të arrestuarit lidhur me këtë ngjarje janë Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda, Redion Hamitaj.

Në fshatin Voskop të Korçës policia zbuloi një punishte ku përpunohej hashashi, por ende nuk është zbuluar vendi se ku kultivohej droga. Tre gra dhe 4 burra u kapën në flagrancë duke punuar për krasitjen, tharjen e paketimin e hashashit. Ndërsa organizatori, ai që për policinë është koka e narkotrafikut është shpallur në kërkim.

Vetëm 30 metra nga rruga që lidh Korçën me Voskopin gjendet magazina ku u sekuestruan mesditën e se enjtes 195 kg kanabis dhe sende te tjera te paligjshme.

Pronar i magazinës është Gentian Guri, banor i këtij fshati, i cili u kap duke tharë bimët narkotike bashkë me Andon Demirshanin, Anesti Burdën dhe Redion Hamitaj. Të katërt akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhje te energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”. Ndërsa tre gratë do hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu