Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të vizitojë të mërkurën Tiranën.
Ajo pritet të mbërrijë rreth orës 15.10 në Kryeministri dhe pas një takimi me kryeministrin Rama, në orën 16.10 do të mbahet një deklaratë e përbashkët për shtyp.
Gjithashtu të enjten rreth orës 10:00, Ursula von der Leyen pritet të ketë një takim me presidentin shqiptar Bajram Begajn.
Agjenda e Ursula Von der Leyen në Tiranë:
22 tetor 2024
15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri;
15.15 – Takim me Von der Leyen;
16.10 – Deklaratë e perbashkët për shtyp me kryeministrin Rama;
17.00 – Ceremonia e hapjes së Kolegjit të Europës.
23 tetor 2024
10.00- Takim me presidentin Bajram Begaj.