Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Buxheti i vitit 2027 pritet të arrijë nivelin rekord prej 10 miliardë eurosh.

Në një postim në Facebook, Rama publikoi pamje nga takimet e zhvilluara në kuadër të nismës “Prania Besnike”, ku po diskutohen edhe prioritetet e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Sipas kreut të qeverisë, synimi është që një pjesë më e madhe e të ardhurave të krijuara nga rritja ekonomike të rishpërndahet për qytetarët dhe sektorët prioritarë.

“Po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë”, shkroi Rama.

Kryeministri e lidhi këtë proces edhe me takimet e “Pranisë Besnike”, një format konsultimi me deputetë dhe ministra për çështjet kryesore të qeverisjes.

Buxheti 2027 pritet të jetë më i madhi i hartuar deri më tani, ndërsa detajet për ndarjen e fondeve, investimet dhe paketat mbështetëse pritet të bëhen publike gjatë procesit të hartimit dhe diskutimit të projektbuxhetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu