Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë të autobusit që i vjen në ndihmë një familjeje të bllokuar në makinë nga vërshimet në Siena.
Giuseppe Cangialosi, 37 vjeç, ishte duke drejtuar autobusin e Autolinee Toscane kur pa një familje të bllokuar në një Fiat Punto. Cangialosi ka parë makinën me motor të prishur. Brenda kishte një burrë dhe një fëmijë 5/6 vjeç të ulur në sediljet e pasme.
Niveli i ujit në rrugë rritej gjithnjë e më shumë. Kështu ai vendosi autobusin pranë makinës, aktivizoi pezullimin për të ngritur automjetin dhe për të shmangur marrjen e ujit dhe më pas nxitoi për të ndihmuar familjen. Ai ka hapur dyert dhe ka ndihmuar babanë dhe fëmijën të dalin nga makina.
View this post on Instagram
Por kamerat e sigurisë kanë kapur një pasagjere që në vend që të angazhohet në ndihmë filmon me telefon fëmijën e vogël në vështirësi dhe gjesti ka marrë të gjithë vëmendjen e komentuesve në rrjet pas publikimit të videos.
Të gjithë njëzëri thonë: hidheni në ujë atë budallaçkë sepse është turpi i njerëzimit.