Me rezolutë tri pikëshe kanë dalë partitë opozitare në fund të debatit, në Kuvendin e Kosovës, që u thirr për furnizim me ushqim të Ushtrisë së Kosovës.

Si pikë e parë përmes kësaj rezolute kërkohet që nga qeveria e Ministria Mbrojtjes me urgjencë të zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim dhe të gjitha pajisjet tjera të nevojshme. Pikë e dytë në këtë rezolutë renditet kërkesa për dorëheqje të zyrtarëve përgjegjës duke nisur nga ministri, zëvendësministri, sekretari i përgjithshëm e gjithë përgjegjësit e tjerë. Derisa në pikën e tretë kanë kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hapet procedurë ligjore për të hetuar rastin duke përfshirë edhe dyshimet për FSK-në për çështje që kanë të bëjnë me interesa, siç kanë thënë ata, korruptive.

yacht hotel sarande

Rezoluta nuk arriti të dilte në votim meqë në sallë nuk pati numër të mjaftueshëm deputetësh që do ta shndërronin këtë dokument në letër zyrtare. Kryesuesi, nënkryetari Enver Hoxhaj tha se punimet e seancës ndërpriten e për vazhdimin e saj do të njoftohen nga Kryesia e Kuvendit.

Parlamentarët opozitarë në sallë plenare u mblodhën në seancë të jashtëzakonshme me 43 nënshkrime deputetësh. Kjo u bë seanca e dytë e thirrur nga deputetët e opozitës e mbajtur pa deputetët e shumicës parlamentare, Vetëvendosjes, të cilët një orë para nisjes së debatit treguan se nuk do të jenë pjesëmarrës aty duke treguar se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë që vjen nga opozita derisa, siç thanë, opozita të shmangë çdo imponim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu