Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson janë nderuar me Çmimin Nobel në Ekonomi 2024 nga Akademia Suedeze e Shkencave.
Tre shkencëtarët u shpërblyen për kërkimin e tyre se si institucionet formojnë dhe ndikojnë në mirëqenien e njerëzve.
Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike është çmimi i fundit që do të jepet këtë vit dhe është me vlerë 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë).
Daron Acemoglu dhe Simon Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, ndërsa James Robinson është në Universitetin e Çikagos.
BREAKING NEWS
The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the 2024 Sveriges Riksbank Prize in Economic Sciences in Memory of Alfred Nobel to Daron Acemoglu, Simon Johnson and James A. Robinson “for studies of how institutions are formed and affect prosperity.”… pic.twitter.com/tuwIIgk393
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 14, 2024