Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë për herë të parë në auditore
Sot ka startuar viti i ri akademik 2024-2025, ku rreth 20 mijë studentë u janë drejtuar për herë të parë auditoreve në universitete.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar këtë vit akademik nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), i cili është më i vjetri në Shqipëri dhe i pari në të gjitha rankimet kombëtare e ndërkombëtare.

yacht hotel sarande

Edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij një video nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), duke iu uruar të gjithë studentëve sa më shumë suksese. “Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan kreu i qeverisë./klan

Nje urim vjen edhe nga ministrja e Bujqesise dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj: Suksese studentëve dhe trupës akademike në nisjen e këtij viti të ri shkollor, veçanërisht Universitetit Bujqësor të Tiranës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu