Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuanA. V., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin Ç. F., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ushtruan dhunë fizike, njëri ndaj nënës së tij në Dibër dhe tjetri ndaj bashkëjetueses së tij në Bulqizë, arrestohen në flagrancë 2 autorët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, se një shtetas në fshatin Selishtë në Dibër dhe një shtetas tjetër në fshatin Dragu në Bulqizë, po ushtronin dhunë në familje, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: -A.P., 40 vjeç, banues fshatin Selishtë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;
-D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Dragu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Q. Ç., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së xhaxhait të saj.
Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin F. H., pasi dyshohet se më datë 04.10.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin I. L., banues në fshatin Dhivër, Finiq.
Po ky komisariat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen D. B., 30 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 03.10.2024, për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasja M. L., 39 vjeçe, se në lagjen nr. 3 janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën për motive të dobëta.