Dy punonjës të një agjencie turistike kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se kanë mashtruar dhjetëra klientë të biznesit ku punonin.

Shtetasit K. K. (22 vjeç) dhe R. H. (24 vjeç), dyshohet se kanë mashtruar klientët duke përfituar rreth 15,000 euro përmes rezervimeve false të biletave dhe akomodimit.

yacht hotel sarande

Ata akuzohen nga policia për “Mashtrimi” dhe “Fshehjen e të ardhurave”.

 

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Travel”. Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit:

K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu