Policia e Tiranës ka zbuluar disa bimë narkotike në fshatin Shesh. Aksioni u krye nga forcat e Komisariatit Nr.6, ku në këtë fshat u gjet një parcelë me 48 bimë kanabisi.

Pas hetimeve në lidhje me këtë parcelë, policia identifikoi kultivuesin e dyshuar, R.R. 28 vjeç banues në Pezë Helmës.

yacht hotel sarande

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. L., ndërlidhës me komunitetin në fshatin Shesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu