Erald Helshani, një i dënuar për prodhim lëndësh narkotike, ka ndërruar jetë në Burgun e Rrogozhinës. Kanë qenë të dënuarit e tjerë ata që e kanë gjetur 43 vjeçarin pa ndjenja në dhomat e dushit dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se Erald Helshani ka marrë ndihmë të menjëhershme dhe është dërguar në Spitalin e Rrugozhinës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë këtë mëngjes.

yacht hotel sarande

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se ky i dënuar trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit.

NJOFTIM PËR SHTYP – DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE

Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.

Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike./lajmifundit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu