Këngëtarja kolumbiane Shakira rikthehet sërish në skenën e futbollit botëror me publikimin e këngës “Dai Dai”, e cila do të jetë himni zyrtar i Kupës së Botës 2026.

Pas suksesit global të “Waka Waka” në Botërorin e vitit 2010 dhe “La La La” në Kupën e Botës 2014 në Brazil, artistja ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të shoqërojë turneun më të madh të futbollit në botë.

 

Shakira ka publikuar edhe videoklipin e këngës në rrjetet sociale, ku reagimet e fansave kanë qenë të shumta dhe pozitive vetëm pak orë pas publikimit.

Titulli “Dai Dai” vjen nga gjuha italiane dhe përkthehet “le të shkojmë, le të shkojmë”. Ironikisht, Italia nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni të Kupës së Botës 2026.

Kënga pritet të dëgjohet gjerësisht gjatë aktiviteteve promocionale dhe ceremonive të turneut, duke rikthyer edhe një herë Shakirën si një nga zërat më të lidhur me historinë moderne të Botërorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu