
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”.
Sipas informacioneve, hetuesit kanë sekuestruar dokumentacion që lidhet me udhëtimet zyrtare të kryebashkiakut Erion Veliaj, si edhe materialet për dietat e përfituara gjatë këtyre udhëtimeve.
Burimet bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dokumentet përkatëse si pjesë e veprimeve hetimore, ndërsa i gjithë materiali i sekuestruar do t’i nënshtrohet analizës për të verifikuar elementët që lidhen me hetimin.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal të njohur si “Veliaj 2”, ndërsa deri më tani Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi rezultatet e veprimeve hetimore.






